Koalicioni është marrëdhënie vlerash dhe jo interesash. Nuk i ka shqetësuar socialistët deklarata e socialdemokratit Gjinushi për të konkuruar i vetëm në zgjedhjet lokale. Në lidhje me këtë deklaratë, kryetari i grupit parlamentar socialist Arben Malaj u shpreh:

Arben Malaj: Unë besoj që koalicioni është marrëveshje midis palëve dhe palët janë të detyruara të merren vesh përpara se të shprehin qendrime të cilët në thelb i prezantojnë ato si të ndara. Përsa i përket konkurencës së bashkive midis socialdemokratëve besoj se së pari ne jemi të interesuar që fitorja e Partisë Socialiste të jetë bindëse dhe së dyti jemi të interesuar që patjetër koalicioni për shtetin që përbën dhe bërthamën e qeverisjes sonë të ketë rezultate pozitive.

Gazetari: Pse u detyrua Gjinushi të heqë dorë nga marrëveshja?

Arben Malaj: Ne pranë deklarojmë që koalicioni është koncept i Partisë Socialiste, nuk është një marrëveshje.

Ndërkohë socialdemokratët do t’i përcaktojnë kandidatët e tyre për pushtetarë lokalë javën e ardhshme më 8 gusht, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame