Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për Tomorr Xhavarën të akuzuar për kultivim, mbajtje dhe trafik të lëndëve narkotike. Dyzetvjeçari, Xhavara, është kapur nga policia me njëzetekatër pik pesë pluhur hashashi në fshatin Çervenë të Komunës Frakull dy ditë më parë. Ndërkoë Policia e Elbasanit ka arrestuar Gazmor Tabakun tridhjet e tre vjeç. Ai akuzohet se sëbashku me persona të tjerë gjatë viteve dy mijë e nji/dy mijë e dy ka trafikuar për qëllime prostitucioni një njëzetenënt vjeçare nga Elbasani. Dy të akuzuarit e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje ishin arrestuar më parë, ndërsa Tabaku është ekstraduar nga Italia në Portin e Durrsit e prej andej në Elbasan. /tvklan.al