Është vënë në pranga 21 vjeçari i cili mbante të fshehur në banesën e tij në Nikël, Marklen Hakën. Klajdi Haka akuzohet për “mbajtje pa leje, prodhim armësh e municioni” si dhe “përkrahje të autorit të krimit”.

“Në vijim të operacionit policor të koduar “Liqeni i Bacungut”, të dhënë ditën e djeshme, u arrestua shtetasi K. H., 21 vjeç, banues në Zezë, Nikël, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.  Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë”, thotë Policia.

Kujtojmë se i shumërkërkuari nga drejtësia Marklen Haka i njohur ndryshe si Marklen Aliu u vu në pranga pasditen e djeshme, me urdhër të SPAK. Pavarësisht tentativës së tij për t’u arratisur sërish, 33 vjeçari u kap nga forcat RENEA.


Marklen Haka akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë” ndaj Durim Bamit, pjesëmarrës në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

/tvklan.al