Arrestohet Mexhit Arapi, plagosi me thikë 2 të rinjtë në Vlorë


Arrestohet Mexhit Arapi, plagosi me thikë 2 të rinjtë në Vlorë

08:25 07/10/2022

Mexhit Arapit, 40-vjeçarit nga Vlora, i janë vënë prangat pasi plagosi dy të rinj mbrëmjen e së enjtes.

Arapi goditi me thikë Ervis Sejkon, 35 vjeç dhe Kevin Nuredinin, 23 vjeç.

Ty të lënduarit ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja, e armëve të ftohta”, shtetasin M. A., 40 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia./tvklan.al












Të ngjashme