Modelja 35-vjeçare Ashley Graham, nënë e tre fëmijëve, është shpallur “gruaja më seksi në botë” nga revista Maxim. 

Me format e saj të kolme modelja ka zbukuruar kopertinën e numrit ‘Hot 100’ të revistës. E veshur me të brendshme transparente dhe një mantel me pupla, ajo la pas emra të mëdhenj si Margot Robbie, Cara Delevingne dhe Ana De Armas.

Për këtë vit, Graham arriti të mposhtte pjesën tjetër dhe të bëhej “mbretëresha e formave” nga revista, e cila e vlerësoi atë si një grua që e pranon trupin e saj ashtu siç është dhe përcjell vetëm pozitivistet.

Në fotot e “triumfit” të saj, modelja e famshme pozon me të brendshme dhe kryesisht sutjena, por edhe me poza plotësisht nudo.


Në intervistën që dha, ajo foli për trupin e saj. Terësisht pa komplekse, Ashley tha se nuk i ka problem strijat apo lëkurën që varet, sidomos pas lindjes së binjakëve të saj.

“Të qenurit hot vjen në shumë skenare, në të gjitha format dhe madhësitë”, tha modelja.

Graham ka një nga llogaritë më të njohura në Instagram me mbi 20 milionë ndjekës në profilin e saj. Shumica e postimeve të saj janë foto nudo, ku ajo tregon imperfeksionet në trup duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për gratë dhe vajzat./tvklan.al