Kalon edhe Mkhitaryan mes zëvendesuesve tek Inter

Kristjan Asllani po bind çdo ditë e më shumë tek Inter. 20-vjeçari u prezantua në të njëjtën ditë me Romelu Lukaku dhe ai tha se pavarërisht moshës së re duket më i pjekur. Këtë e tregoi menjëherë në fushë në stërvitje dhe miqësoret e zhvilluara ku shënoi dhe ndihmoi shokët e skuadrës të realizonin.

Kjo sipas “Gazzetta dello Sport” ka bërë që të jetë zgjedhje e parë mes zëvendësimeve në mesfushë duke kaluar edhe një lojtar me përvojë si Henrikh Mkhitaryan.

Asllani u cilësua si zëvendës i Brozovic, por trajneri Simone Inazghi pritet t’i besojë më shumë, pasi llogjikon si veteran. Inter investoi 16 milionë euro për ta marrë nga Empoli, mes tranferimeve më të shtrenjta të zikaltërve për lojtarët e rinj. Sezoni i ri po afron dhe Kristjan Asllani do të ketë mundësinë të tregojë se është gati për një ekip të madh.

Tv Klan