Si do të trajtonin problemet politike të rinjtë e të rejat, studentë apo pedagogë që nuk janë të përfshirë në parti politike në reality show-n më të ri të TV Klan, Lider?

Një parathënie të vogël na e japin audicionet e programit “Lider”, i cili pas konkurrimit të qindra të rinjve e të rejave nga 17 deri në 35 vjeç, ka përzgjedhur 64 prej tyre.

Përpara një jurie të mbushur me akademikë, studiues, gazetarë apo politikanë, secili prej tyre mban një fjalim për një temë që e ka zgjedhur vetë, jep gjykimet për krerët e politikës Berisha, Rama, apo të tjerë dhe u përgjigjet pyetjeve ngacmuese të jurisë që nisin nga shteti e mbarojnë tek jeta e tyre private.

Të shtunën u shfaqën 7 konkurrentët e parë që vinin nga vise të ndryshme të hapësirave ku jetojnë shqiptarët, të rinj me orientime të ndryshme politike, dhe me interesa të ndryshme për jetën.

Audicionet do të transmetohen fundjavave në orën 20:05 dhe do të ritransmetohen të nesërmen në orën 12:15./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle