LiriAutizmi po rrit çdo ditë e më shumë numrin e fëmijëve të prekur prej tij. Në botë mëndohet se 1 në 68 fëmijë preket nga ky çrregullim. Presidentja e fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” Liri Berisha u shpreh se tashmë autizmi nuk është më një tabu.

Në kuadrë të muajit të ndërgjgjësimit për autizmin Fondacioni Fëmijët Shqiptarë ka sjell në shqip librin me titull: “Si t’ua mësosh aftësitë për trajtimin e gjërave në perspektivë fëmijëve më çrregullime të spektrit të Autizmit”, i cili është një udhërrëfyes për terapistët që trajtojnë fëmijët autik.

Me këtë libër mbyllet cikli i parë i botimeve (trio) ku prindërit, mësuesit dhe terapistët kanë në duar tekstet bazë, tre punime prestigjioze të literaturës së sotme në vendin tonë.

Redaktori i këtij libri Edmond Tupja shprehet se edhe pse i krijuar për terapistët, libri është një ndihmës për prindërit e fëmijëve autik.

Ky libër është i 3-ti për Autizmin i sjellë në gjuhën shqipe nga Fondacioni Femijët Shqiptarë. Ai ka për autore Lynn Breannan nga Shtete e Bashkuara të Amerikës e cila është cilësuar një terapiste e shkëlqyer në zbatimin dhe aplikimin e terapisë ABA. Ajo është edhe tranuesja e terapisteve të Qëndrës Rajonale për Autizmin në Farkë, të cilët u shndërruan në shtyllën e misionit të Fondacionit për gjenerimin e modelit të konsoliduar shkencor edhe më gjerë.