Dëshira për pushtet i është rikthyer dhe ish sekretarit të parë të Partisë së Punës së Beratit Avdyl Pilafi, i cili ka shprehur kandidaturën për kryetar bashkie. Por absurdi nuk qëndron në këtë aventurë në pleqërinë e Pilafit, ai ndryshe nga ish kolegu i tij Asllani që kandidon nën siglën e Partisë së Komunistëve, do të kandidojë si i pavarur. Pilafi ka vendosur që fushatën e tij ta organizojë duke bërë takime kokë më kokë me njerëzit dhe duke ju kujtuar atyre nderet që i ka bërë kur ishte në pushtet , madje dhe qytetarëve të Beratit si kartë të garancisë së premtimeve të tij do ti kujtojë kohën kur i solli ujin e pijshëm nga Bogova. Disa nga kundërshtarët do ti sulmojë me faktin se janë bijë të partisë së tij të cilët rinovimin e përdorin si vello për tu kacavjerrë në pushtet dhe për të rrjepur këtë popull./tvklan.al