Në Çmimin e Madh të Emilia Romanjas, etapa e 14 e këtij sezonit të MOTO GP, i pari do të niset Francesco Bagnaia.

Piloti italian i Dukatit realizoi kohën më të mirë, 1:30.031 në provat kualifikuese dhe vendosi rekordin e ri të pistës.

I dyti më i shpejtë doli Horge Martin e pas tij Enea Bastianini. Zhgënjim për vëllezërit Markez. Mark u rrëzua dhe do të niset në radhën e tretë, ndërsa Aleks do të niset i fundit.

Banjaia bëri një paraqitje mjaft të mirë në pistën e Misanos. Ai do të kërkojë suksesin në garën e 100 në kampionatin botëror të motorëve, ndërsa Dukati synon fitoren e 100-të.

Misano, ku u mbajt edhe Grand Prix i San Marinos dy javë më parë, po pret dy gara këtë vit pasi MotoGP anuloi Çmimin e Madh të Kazakistanit për shkak të përmbytjeve në të gjithë rajonin. Piloti i Pramac Racing, Martin ka shtatë pikë më shumë se sa Banjaia në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve.

Në radhën e dytë do të nisen Brad Binder me motorin KTM e pas tij Pedro Acosta dhe Duakti VR46 i Marco Bezzeçhi.

Në vijën e tretë rreshtohen Mark Markez dhe piloti i Aprilias Vinales dhe ai i Yamaha-s Fabio Quartararo-s.

Klan News