Fabio Quartararo do të qëndrojë te Yamaha deri në vitin 2026. Ish-kampioni i MotoGP nënshkroi një kontratë të re 2-vjeçare njoftoi skuderia japoneze.

Quartararo fitoi titullin e MotoGP me Yamaha-n në vitin 2021 pasi mori vendin e Valentino Rossi-t, por 24-vjeçari që atëherë nuk ka arritur që të shkëlqejë, pasi Ducati ka arritur të dominojë falë një motori superior.

Në vitin 2022, Quartararo edhe pse kishte një avantazh prej 91 pikësh, u mund në fund nga Francesco Bagnaia që fitoi titullin kampion me Ducati-n e tij.

Në vitin e kaluar, piloti i Yamaha-s u ngjit në vetëm tri podiume, ndërsa e mbylli kampionatin botëror të motorëve në vend të 10. Në media u përfol se francezi do të ndryshonte skuderi në fund të sezonit 2024 me kontratën që po u mbaronte, por duket se ka vendosur që të vazhdojë sfidën me Yamaha-n

Klan News