Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se së shpejti do të bëjnë pagesën për 6 muajt e parë të këtij viti në lidhje me ushqimin për punonjësit e policisë, teksa ka shtuar se pastaj fondi do ju vihet në dispozicion nga buxheti i shtetit muaj për muaj. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ministri Balla është shprehur se më datë 1 Korrik do të kenë një rritje të mirë pagash për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Taulant Balla: Në ligjin e ri të Policisë së Shtetit do të rikthehemi tek rekrutimi në Policinë e Shtetit përmes atyre që mbarojnë Maturën?

Blendi Fevziu: Po rrogat a jua jepni tamam policiëve apo jo?

Taulant Balla: Kemi bërë një zgjidhje sa i takon një pagese që i takon dhe me ligj, por që nuk e merrnin që është pagesa e ushqimit. Lajmi i mirë është që me aktin normativ që do të kalojmë së shpejti, do të bëjmë pagesën për 6 muajt e parë të këtij viti dhe pastaj muaj për muaj nga ky fond që do të na vihet në dispozicion nga buxheti i shtetit. Po ashtu, lajmi i mirë është që në 1 Korrik do të kemi një rritje të mirë të pagave, ndoshta jo dhe aq sa do të kisha dëshiruar, por megjithatë e mirë. Nëse bëhet bashkë rritja e pagës së bashku me ushqimin do të jetë një rrije substanciale. Nuk po e them shifrën sepse dua ta ruaj surprizë.


/tvklan.al