Në një nga luginat më të bukura në mes të Alpeve, ku rrjedh lumi i Shalës dhe vetëm 30 minuta larg Thethit, ndodhet një atraksion turistik. Flori Stomiçi jeton në Ndërlysë ku është kthyer nga emigrimi drejt rrënjëve të fëmijërisë, duke vazhduar profesionin e të parëve si bletar.

Flori nuk merr vetëm produktet e zakonshme të bletës si   mjalti, qumështi apo dylli i saj. Ajo që ka  ngjallur kureshtjen e turistëve dhe programit “Histori Shqiptare” në Tv Klan është mbledhja e helmit të bletës. Ai është kaq i çmuar dhe i vështirë për  t’u përftuar,  por përdorimet janë edhe më të habitshme.

Alma Çupi: Sa kushton një gramë helm blete se një gram qumësht blete e dimë që shkon te 100  mijë lekëshi, te 100 euro. Po një gram helm?

Flori Stomiçi: Një gram helm në Amerikë shkon 100 dollarë, i papërpunuar. Përdoret për Botox, përdoret  për kremra bio, natyralë super të shtrenjtë.

Alma Çupi: Çfarë thua? Për Botox?!

Flori Stomiçi: Po.

Alma Çupi: E bukur fare!

Flori Stomiçi: Botox natyral, pa silikon.

Alma Çupi: Nejse, ajo kalon në përpunim, sigurisht se po ta blinim ty dhe po bënim ndonjë Botox, atë po mendoja.

Flori Stomiçi: Në Shqipëri nuk ka treg se po të kishte treg ka shumë bletarë që do të mund ta nxirrnin, sidomos nëpër fshatra që nuk bezdisin njeri dhe të jep edhe një mundësi më shumë që të kesh të ardhura./tvklan.al