Vala e të nxehtit ka përfshirë vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Tempertaurat e larta janë regjistruar edhe në Kosovë aty ku punëtorët që punojnë në ambiente të jashtme po ndjejnë efektin më të madh.

I tillë është edhe punëtori Bashkim Salihu i cili punon në këtë fushë dhe mbledh perime.

“Ne punojmë pothuajse çdo ditë këtu. Është shumë vapë. Ne nuk hamë, por pimë shumë ujë. Nuk kemi oreks për shkak të vapës. Çfarë të bëjmë, duhet të punojmë.”

Në Gjakovë, qytetarët kanë shfrytëzuar rrjedhën e lumit të Erenikut për të përballuar temperaturat e larta.

“Zakonisht rri i mbyllur në shtëpi ose këtu në lumin Erenik. Nuk ka asnjë mundësi për të bërë këtu pasi tashmë kemi përfunduar pushimet tona. Ne ose duhet të qëndrojmë të mbyllur në shtëpi me AC ose të vijmë këtu për t’u freskuar. Problemi është se edhe këtu uji ka filluar të ngrohet dhe nuk po na ftohet sa duhet.”

“Njerëzit vijnë këtu për t’u argëtuar. Ata nuk kanë para për të shkuar me pushime dhe duan të kalojnë kohë këtu.”

Të moshuarit janë ata që vuajnë më shumë nga i nxehti. E tillë është pensionistja Teresa në Varshavë e cila dërgon vajzën e saj për të bërë Pazar pasi nuk mundet vetë.

 “Sidomos në moshën time, është shumë e vështirë. Unë nuk dal jashtë. I kërkoj vajzës sime të bëjë pazarin. Por shpresoj se do t’ia dal.”

Ndërkohë, në Rumani pritet që temperaturat këtë javë të kalojnë 42 gradë Celsius.

Qindra qytetarë kanë kërkuar ndihmën e shërbimeve të urgjencës për shkak të goditjes nga nxehtësia, dhimbjet e kokës dhe gjendje të fikti.

Temperaturat e larta ka ndikuar edhe në krizën e ujit. Agjencia e menaxhimit të ujit të Rumanisë tha se mbi 500 qytete dhe fshatra ka kufizime të ujit.

Klan News