Kampionët e Kosovës, Ballkani janë gjithnjë e më pranë fazës së grupeve të Ligës së Konferencës. Ekipi i teknikut Ilir Daja theu kampionët e Maltës, Hamrun për të kaluar në raundin e tretë play-off.

Takimi i parë kishte përfunduar në barazim pa gola, ndërsa 2-0 ishin shifrat e 90 minutëshit të luajtur në transfertë, me gjithçka që u vendos në fraksionin e dytë të lojës. Hamidi dhe Karrca shënuan golat e fitores për të udhëhequr skuadrën Suharekase.

Kundërshtari i radhës për Ballkanin do të jetë Larne, ekip nga Irlanda e Veriut, ku do të synojë vazhdimin drejt fazës së grupeve që nëse ndodh do të ishte për të tretën herë radhazi.

Klan News