Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti akuzon qeverinë “Kurti” se pavarësisht faktit se ka patur në dispozicion rreth 12 miliardë Euro për investime, nuk ka bërë asgjë për vendin.

“Një shenjë nuk e kanë lënë në Kosovë. Sepse kur e kryen mandatin qeverisës, një qeveri e lë një gjë mbrapa, e bën një autostradë siç është bërë në të kaluarën, një rrjet të shkollave ose sigurimet shëndetësore.”

Sipas ish-kryeministrit, asnjë nga premtimet që ka bërë “Vetëvendosja” në fushatën zgjedhore të viti 2021 nuk është realizuar. 

“Këta po e përmbyllin mandatin e tyre dhe nëse ende nuk ke se çfarë të raportosh si punë të kryera, atëherë ti i kthehesh kritikave për qeveritë e kaluara. Merreni shihni programin politik të Lëvizjes Vetëvendosja të cilët kanë dalë në zgjedhjet e vitit 2021 dhe sa kanë realizuar. Do ta shihni që në asnjërën prej fushave nuk është realizuar asnjë nga premtimet.”

Hoti ka theksuar se duke marrë për bazë gjitha këto dështime, nuk pret që ky modeli i qeverisjes mund ta marrë prapë mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme.

Tv Klan