“Bana King” dhe kokainë! Intervistë ekskluzive me Trifon Murataj




“Bana King” dhe kokainë! Intervistë ekskluzive me Trifon Murataj

23:33 25/07/2022

Më 28 Dhjetor 2021, në Romanat të Durrësit një kamion i kompanisë “Bana King” u grabit nga persona të paidentifikuar të cilët morën disa arka me banane, ndërsa brenda të njëjtit konteiner policia gjeti dhe sekuestroi 119 kg kokainë.

Më 16 Korrik 2022, një tjetër konteiner me banane i kompanisë “Bana King” nuk kishte plumbçen dhe 20 persona u arrestuan pasi konteineri ishte i hapur dhe rezultoi se mungonin 49 arka me banane. Brenda tij nuk u gjetën lëndë narkotike, por policia dyshoi se ka pasur kokainë. Nga ana e kompanisë “Bana King” është mohuar në të dyja rastet që të kenë qenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Për të sqaruar këto dy episode, për herë të parë flet Presidenti i kompanisë “Bana King”, Trifon Murataj. Në një intervistë ekskluzive për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, Trifon Murataj mohon çdo përfshirje.

Spartak Koka: A mund të na sqaroni çfarë po ndodh me dy raste? Rasti i fundit është i datës 16 Korrik, janë arrestuar 20 persona, mes tyre edhe dy punonjës tuaj. Në kontenierin i cili transportonte banane të ‘Bana King’ kompanisë tuaj është konstatuar kontenieri pa plumbçe. Pas kontrollit të policisë janë 49 arka me banane që mungojnë, çfarë po ndodh? Si jeni vënë në dijeni të rastit të dytë pastaj do kalojmë edhe tek rasti i parë që bëri shumë më shumë bujë për faktin se u kapën dhe u gjetën 119 kg kokainë.

Trifon Murataj: Unë jam me vite në këtë biznes dhe kam dëgjuar që ky është një biznes me rrezikshmëri të lartë. Në gjuhën tregtare quhet ‘kontaminim’, pra kur lënda narkotike arrin të futet në kontenier bananesh apo dhe në produkte të tjera mishi, ushqimore, këpucë etj quhet kontaminim. Pra kemi të bëjmëme kontaminim kontenieri, në rastin e parë. Zotëri unë porosis banane në Ekuador, siç të thash edhe më parë ‘Bana King L.C’ kompani amerikane ku unë e drejtoj dhe administroj prej vitesh. Është një kompani që porosit banane në Ekuador, Kosta Rikë, Meksikë, Guatemalë, në gjithë Amerikën Latine.

Spartak Koka: Por ju jeni të përqëndruar në Ekuador?

Trifon Murataj: Në Ekuador 80%, 20% e marrim edhe nga Kosta Rika. Unë marr telefonin dhe porosis sasinë me banane. Unë isha ëndërrimtari i 10 kontenierëve në muaj dhe sot unë jam menaxhuesi i 200-250 kontenierë në muaj.

Spartak Koka: 250 kontenierë në muaj që vijnë për ‘Zico SH.A’ në Shqipëri?

Trifon Murataj: Që porosit ‘Bana King L.C’ nga Amerika se çon banane dhe në Koper, Bar të Malit të Zi, Greqi. Nuk është vetëm për ‘Zico SH.A’, ‘Bana King L.C’ është brand, një kompani amerikane që shet në shumë vende ku është edhe ‘Zico sh.a’ dhe do t’i përgjigjem pyetjes direkt. Po nuk mund të përgjigjem një pyetje pa bërë sqarimin. Atëherë unë me cilësinë e porositësit ngre telefonin dhe them: Përshëndetje, zotëri eksportues ekuadorian për këtë javë unë dua 40 kontenierë banane. Në moment që porosis 40 kontenierë banane porositen nga unë dhe familja ime, nga askush tjetër. Pra nuk kam punonjës që merren me Ekuadorin përveç se vetë dhe familjes.

Spartak Koka: Duke qenë zotërues i kompanisë amerikane ‘Bana King’ porosisni dhe sillni mallin në Shqipëri.

Trifon Murataj: Sasinë edhe për ‘Zico SH.A’ e cila e shpërndan edhe më gjerë në rajon. Në momentin që unë e porosis këtë mall jam i qartë çfarë kam porositur, 1200 arka banane dhe porosisim 1200 dhe pa baleta për arsye kostoje.

Spartak Koka: Atëherë droga si hyn në kontenierët me banane? Sepse ju folët pak më përpara që është një biznes me rrisk të lartë kontaminimi nga trafikantët.

Trifon Murataj: 100%.

Spartak Koka: Nisur edhe nga fakti që vitet e fundit kontenierët me banane kanë qenë me probabilitetin më të lartë për t’u kontaminuar.

Trifon Murataj: Po, edhe janë aktualisht dhe do të jenë. Grupet kriminale të mirëorganizuara, nuk janë grupet shqiptare fundore. Janë grupe që bota, të mirëorganizuara të narkotrafikut.

Spartak Koka: Ta bëj pyetjen më konkrete, ju që nga viti 2018 në portin e Durrësit kanë filluar të kapen ngarkesa me sasi të lartë kokaine 614 kg, 139 kg e me radhë e me radhë. Gjatë këtyre viteve morët masa? U shqetësuat pse po kapeshin kaq shumë? Ju nuk jeni kompania e parë ku po kapet lëndë narkotike, ju jeni kompania e tretë brenda 4 viteve. Kokainë është kapur tek ju në Dhjetor 2021 apo jo?

Trifon Murataj: Të kërkoj ndjesë, do të korigjoj pak, nuk është kapur është konstatuar. Kapje do të thotë njeriu që e prek me dorë, që do ta menaxhoj atë që ka futur edhe të shkoj në destinacion për ta shitur, se narkotrafiku e merr për ta shitur.

Spartak Koka: Po në rastin e parë si u konstatua?

Trifon Murataj: Ti ndajmë gjërat, jo kapur, konstatuar.

Trifon Murataj: Kontaminimi mund të ndodhë në forma nga më të ndryshmet. Forma numër 1, prodhuesi, paketuesi, sepse banania merret dhe paketohet nuk është një makineri që prodhohet, qepet thesi dhe ngarkohet në kamion. Në moment që banania paketohet nga dora njerëzore me një pagesë të lirë, mundësitë për t’u futur në rrjetën e bashkëpunimit janë shumë të mëdha. Dy, kriminelët të detyrojnë. Të gjitha këto i kemi të dëgjuara, nuk i kemi as të para dhe as të konstatuara. Me të thënat e pjesës së Amerikës Latine, por edhe nga diskutimet, e para është që nga afrimi i Dollarit që i bëhet atij punonjësit atje, ai e fut pa ditur eksportuesi. Unë blej nga një eksportues gjithë kohën. Pse blej vetëm nga një eksportues? I kam hequr luksin vetes për të qenë konkurrues, sepse po të blija në 3-4 eksportues, do bëja pazar me njërin e me tjetrin dhe do të ulja çmimin. Kam thënë në djall qoftë ai fitim ose ajo mundësi, por unë dua të fle i qetë dhe unë marr vetëm nga një eksportues, vetëm nga një familje, minimalisht nga 2011, 2012, 2013.

Spartak Koka: Ju merrni nga një familje, por kemi dy raste. Çfarë ka ndodhur? Keni folur me eksportuesin?

Trifon Murataj: Absolutisht po!

Spartak Koka: Ju ka sqaruar çfarë ka ndodhur?

Trifon Murataj: Absolutisht po! Dhe eksportuesi është habitur, është shokuar, si në jam habitur dhe shokuar nuk ka mundësi. Dhe i kam thënë mundësia është reale se është konstatuar, unë jam në Amerikë dhe e kam marrë vesh nga Amerika. I kam thënë ka ndodhur kjo gjë. I kam thënë më dërgo raportin e gjurmueshmërisë. Sepse unë kurrë nuk ngarkoj kontenier banane pa gjurmueshmërinë.

Spartak Koka: Çfarë do të thotë gjurmueshmëri?

Trifon Murataj: Gjurmueshmëria është nga momenti që merret kontenieri bosh, në momentin që çohet në plantacion, në momentin kontrollohet kontenieri bosh, hidhet firma nga personi përgjegjës. Në momentin që kontenieri mbushet kush e ka paketuar, në momentin që i çohet plumbçja, në momentin që e ka marrë X shofer, në momentin që nis me segment nën GPS për të shkuar në port dhe në momentin që në port është dorëzuar me plumbçe. Pra, ky kontenier ka një 1200 kuti banane, është çuar në port dhe ka këtë plumbçe. Persona të autorizuar dhe kontrollues të çdo hapi gjurmueshmërie që i themi, është X Y deri te Z. Dhe unë për çdo kontenier, jo të sotëm, jo këta që kam në port, jo ata që kam në ujë, por dhe këta që kam shitur në vite, po të më kërkosh një raport jam i gatshëm ta jap sepse kurrë nuk ngarkoj pa patur raport gjurmueshmërie.

Kokaina në banane, flet Presidenti i “Bana King”: Jam i gatshëm të dëshmoj para autoriteteve shqiptare

Në një intervistë ekskluzive për emisionin Uniko nga Spartak Koka, Presidenti i kompanisë “Bana King”, Trifon Murataj, ka folur për herë të parë lidhur me dy episodet që kanë ndodhur me kontenierët e tij.

Kujtojmë se më 28 Dhjetor 2021 në kontenierin e ardhur me banane të porositur në Ekuador nga “Bana King” u gjetën 119 kg kokainë. Ndërsa në rastin e dytë më 16 Korrik 2022, në kontenierin e kompanisë në Portin e Durrësit u konstatua se mungonin 49 arka me banane, për të cilat policia dyshon se ka patur kokainë.

I pyetur nga gazetari Spartak Koka përse nuk ka ardhur në Shqipëri për të dëshmuar që në rastin e parë të Dhjetorit 2021, Trifon Murataj, i cili jeton në SHBA, thotë se nuk i është kërkuar nga autoritetet shqiptare që të japë sqarime.

Presidenti i “Bana King” shprehet se është i gatshëm që të dëshmojë dhe të japë sqarime nëse do t’i kërkohet nga autoritetet shqiptare.

Spartak Koka: Përse nuk erdhët që në rastin e parë të Dhjetorit në Shqipëri për të deponuar përpara autoriteteve ligjzbatuese dhe nuk u vutë në dispozicionin e tyre personalisht dhe fizikisht për të dhënë shpjegime? Dhe përse u kthyet tani në rastin e dytë?

Trifon Murataj: Që të jem shumë i qartë për të gjithë ata që na shikojnë dhe dëgjojnë. Unë në Amerikë nuk kam vajtur në Dhjetor. Unë në Amerikë jetoj dhe atje kam plan për të jetuar. Jam fatlum që jetoj në Amerikë. Atje kam gjënë më të shenjtë, familjen, atje kam fëmijët që në gjithë këto vite më është dashur t’i rris dhe t’u rri mbi kokë dhe për moshën që kanë. Dhe unë kisha ikur në Amerikë para Dhjetorit, kisha ikur në Nëntor para Ditës së Falenderimeve, dhe për ironi të fatit unë e kisha prerë biletën që në Qershor të 2021 që do kthehesha në Nëntor të 2021. Erdha, kisha 3 vjet pa ardhur, kisha që në 2019 pa ardhur në Shqipëri. Qëndrova 3-4 muaj me familjen dhe ika. Në moment që unë jam në Amerikë edhe që ndodh kjo, e kupton që jam në Amerikë në skanerin më të fuqishëm të botës për verifikimin e këtyre punëve.

Spartak Koka: Por kur je në një skaner të tillë për opinionin publik, a mund të vinit dhe këtu? Ju kërkuan të vinit këtu?

Trifon Murataj: Jo, s’mu kërkua asnjëherë.

Spartak Koka: Mediatikisht u tha që Trifon Murataj po i shmanget drejtësisë duke mos ardhur. Ju nuk keni folur asnjëherë për këtë ngjarje.

Trifon Murataj: Fali o Zot sepse nuk dinë çfarë thonë e çfarë bëjnë. I kam lënë. Vetëm një gjë u them. Zoti nuk ka lënë kurrë punë të pambaruara.

Spartak Koka: Pra ju jeni gati sot që keni ardhur në Shqipëri të depononi para institucioneve ligjzbatuese shqiptare?

Trifon Murataj: Absolutisht po. E para e punës, nuk kam ardhur për të deponuar. Unë kam ardhur në kompaninë time, kam ardhur në zyrën time.

Spartak Koka: Në rast se do ju thërrasin, ju jeni gati?

Trifon Murataj: Në rast se do më thërrasin dhe jam këtu. Sepse unë jetoj në Amerikë, unë nuk jetoj në Shqipëri.

Spartak Koka: Nga 28 Dhjetori 2021 deri sot që flasim, ju është kërkuar të vini në Shqipëri të depononi? Është kërkuar prania juaj që të jeni në Shqipëri për të dhënë sqarime për dy episodet?

Trifon Murataj: Nëse do më ishte kërkuar, do kisha ardhur brenda 24 orëve.

Trifon Murataj i “Bana King”: Dy janë grupet që targetojnë kompaninë time

Kompania “Bana King” është vënë dy herë në qendër të vëmendjes, kur në rastin e parë u gjetën brenda kontenierit me banane 119 kg kokainë dhe në rastin e dytë u konstatua mungesa e 49 arkave me banane për të cilat policia dyshon se ka patur lëndë narkotike.

Presidenti i “Bana King”, Trifon Murataj, në një intervistë ekskluzive për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, mohon çdo përfshirje në aktivitetet të paligjshëm dhe shprehu gatishmërinë për të dhënë shpjegime para autoriteteve shqiptare nëse është e nevojshme.

Por z.Murataj, gjatë intervistës, ka theksuar se sipas janë dy grupe që targetojnë kompaninë e tij për të trafikuar kokainën.

Sipas Presidentit të “Bana King”, grupi i parë janë ato kriminale dhe grupin e dytë ai e identifikon me termin “Ata”, duke mos preferuar të thotë më shumë.

Spartak Koka: Në rast se thoni që nuk keni lidhje me narkotrafikun, jeni shtetas amerikan, atëherë kush po synon, po tenton ta sulmojë, ta targetojë kompaninë tuaj? Në rast se ju thoni gjithë këto sulme, akuza, janë të stisura, nuk kanë lidhje me Trifon Muratin, me Bana King, me Ziko sh.a., atëherë kush është pas? Opinioni publik do të dijë të vërtetën, do të dijë se çfarë fshihet pas këtyre ngjarjeve që po ndodhin.

Trifon Murataj: Dy janë grupet që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën, për mua. Grupi i parë i është grupi i narkotrafikut, i organizatave kriminale që merren me narkotrafikun. Grupi i parë i cili kërkon nëpërmjet kontaminimit të kompanisë sonë të arrijë qëllimin.

Spartak Koka: Po kush është ky grup? Dini emra? Keni emra? Keni të dhëna? Kush është ky grup? Keni arritur të merrni informacion gjatë këtyre muajve se kush është ky grup?

Trifon Murataj: Absolutisht jo! Dhe as nuk është në planet e mia që të marr informacion kush janë grupet. Nuk jam unë agjenci ligjzbatuese. Unë jam Trifon Murataj që drejtoj këtë kompani, që drejtoj kompanitë amerikane që e kam ndërtuar me djersën e ballit edhe di të investigoj në mënyrën më absolute në vena, në detaje, gjithë aktivitetin e kompanisë sime. Sepse kompania ime ka banane, kompania ime ka dhe proteinën, mishin, ka dhe ushqimore. Jemi lider në banane.

Spartak Koka: Ju kur nuk i keni këto emra, ju po goditeni nga këto grupe siç pretendoni ju.

Trifon Murataj: Absolutisht po. Po goditem në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ata kanë qëllimin e tyre të përfitojnë dhe atyre nuk ju intereson fare nëse shkatërrohet kompania ime apo kompani të tjera në botë. Sepse ky nuk është fenomen i Portit të Durrësit. Një ndër operatorët kryesorë që është konkurrenti im, pesë ditë më mbrapa, Zoti e ndihmoi mos të vinte në Portin e Durrësit por të shkarkohej në Portin e Barit me 500 kg, konkurrenti im që është lider.

Spartak Koka: Grupi i dytë kush është?

Trifon Murataj: Harroje që të them më shumë se “Ata”.

Spartak Koka: Ju flisni për një grup të parë që janë grupet kriminale. Atëherë të dytët kush janë?

Trifon Murataj: “Ata”. Grupi i parë ka kontaminuar dhe këtu nuk jam për të bërë “avokatin e Djallit”, këtu jam vetëm për të thënë të vërtetën për veten time, por jam edhe për të mbrojtur dhe për ta bërë problem një fenomen, jam kompani serioze.

Spartak Koka: Po çfarë faji kanë portalet kur akuzoheni nga prokuroria, ju janë arrestuar njerëzit nga policia, gjykata pa ja u mban brenda?

Trifon Murataj: Sot e kësaj dite janë akuzuar dhe është bërë ferr Porti i Durrësit për të gjitha kompanitë dhe të gjitha kompanitë që kanë qenë të kontaminuara deri sa gjykata të shprehet si dhe për mua, janë të pafajshme. Të gjitha kompanitë që nuk janë verifikuar nga agjencitë ligjzbatuese, nga prokuroria nga gjykata.

Spartak Koka: Janë arrestuar dhe pronarë të kompanive të tjera dhe administratorë të kompanive të tjera.

Trifon Murataj: Është gjëja më e padrejtë që mund t’i ndodhi atyre, është gjëja më e padrejtë që mund t’i ndodhi kompanive të Prishtinës, kompanive të Shkupit. Kriminelët po shfrytëzojnë biznese të ndershme për të futur lëndën, nuk po shfrytëzojnë makinën që ngarkon makarona apo mish në Itali. Ne kur vijmë në Portin e Durrësit, ne vijmë se ngarkojmë mallin që ne duam të ngarkojmë.

/tvklan.al










Të ngjashme