Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Të kenë një shtëpi, kjo është pasuria më e madhe për qytetarët e Gjirokastrës. Në bashkinë e këtij qyteti janë regjistruar mbi 500 të pastrehë, të cilët janë klasifikuar më emergjentët, për të përfituar kredi e banesë. Sipas ligjit, shteti për të pastrehët e miratuar nga këshilli bashkiak, si më emergjent, jep një kontribut falas. Për këtë kategori, Banka e Kursimeve akordon kredi sipas listës së miratuar në bazë të sipërfaqes së banimit.

Sipas rregullit të bankës, 1/3 e të ardhurave mujore të familjes, duhet të jetë e barabartë me shumën e këstit që duhet paguar për shlyerje, shumë e pamundur për qytetarët. Drejtori i Bankës së Kursimeve sqaron:

“Ata që nuk plotësojnë kushtet, që do të trajtohen nga Enti Kombëtar i Banesave, duke pasur parasysh tani që kemi dhe një ligj tjetër, e ndryshon duke ngarkuar Enti Kombëtar i Banesave, për të siguruar sipërfaqe banimi, jo më shumë se sipërfaqja që ka aktualisht”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti