Juela Meçani: “Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zoti Barack Obama, i ka dërguar një letër falënderimi kryeministrit të republikës së Shqipërisë zotit Sali Berisha për mesazhin e urimit me rastin e inaugurimit të tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në letrën e tij presidenti Obama shkruan: I dashur zoti kryeministër! Ju falënderoj për mesazhin tuaj të njerëzishëm të urimit me rastin e inaugurimit tim me marrjen e detyrës dhe të përgjegjësive. Si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës unë çmoj shumë fjalët tuaja të inkurajimit. Unë pres me padurim të punojmë së bashku nën frymën e miqësisë dhe të paqes për të ndërtuar një botë më të sigurt gjatë katër viteve të ardhshme. Sinqerisht i juaji, Barack Obama! Ju faleminderit!”/tvklan.al