Ish-presidenti Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle kanë mbështetur hapur Kamala Harris si presidente të ardhshme të SHBA-së.

Nëpërmjet një video afërsisht një minutëshe ai shfaqi kështu mbështetjen e tij ndaj kandidaturës së saj.

“Në fillim të kësaj jave, Michelle dhe unë telefonuam miken tonë Kamala Harris. Ne i thamë asaj se mendojmë se ajo do të bëhet një Presidente fantastike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se ajo ka mbështetjen tonë të plotë,” tha Obama.

“Jam krenare për ty. Kjo do të jetë historike,”  tha ish-zonja e parë Harris. Duke folur në një celular dhe duke bërë disa buzëqeshje, Harris shprehu mirënjohjen e saj për miratimin dhe miqësinë e tyre të gjatë.

“Faleminderit të dyve. Kjo do të thotë shumë,” tha Harris. Por ish-presidenti Obama kishte rezistuar deri më tani nëse do të shprehte mbështetje për Harris.

Neë York Post raportoi se Obama nuk e ka mbështetur Harris, të cilin presidenti amerikan Joe Biden e mbështeti pasi ai u tërhoq nga gara, pasi nuk mendon se ajo mund të mposht kandidatin republikan Donald Trump.

Shumë liderë demokratë tanimë kanë mbështetur Kamala Harris si kandidaten e re të Partisë Demokratike për presidente të SHBA-ve.

Klan News