Lulzim Basha nuk i kurseu akuzat në drejtim të qeverisë për rindërtimin e pandeminë. Duke iu kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, Basha tha po ashtu se në ndërtesën më të lartë në Shqipëri ka rezervuar një kat një bos droge.

“Se çfarë katastrofe ka qenë keqadministrimi dhe i korrupsioni me të ashtuquajturin rindërtim, por dhe me pandeminë këtë shqiptarët e njohin në lëkurën e tyre. Pavarësisht se janë harxhuar më shumë para dhe kohë televizive për gënjeshtra, reklamë, prapë se prapë disa fakte nuk shlyhej dot. Nëse ka diçka për të mbajtur duart në hundë është era e kërmës që qelb këtë sallë, e regjimit të instaluar duke blerë vota, duke shkrirë në një shtetin me partinë.”

“Kjo babëzi nuk iu pengoi, që ndërkohë që Covidi ju paska penguar të ngrinit shtëpitë,  të ngrinit kullën 50 kate në bashkëpronësi me oligarkët dhe krimin e organizuar me gjithë bos të narkotikës, kokainës, siç e di ti fare mirë, siç e di dhe unë nga partnerët tanë ti duhet ta dije, nga policia jote, ndoshta ta thotë drejtori i ri se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati, tek ndërtesa më e lartë në Shqipëri, të cilën Covidi nuk e ndaloi.”/tvklan.al