“Arben Kraja do mbajë përgjegjësi për mosnisje të hetimeve”

Qëndrimin e mbajtur nga kryeministrit në studion e “Opinionit” për çështjen e inceneratorëve, në optikën e kryedemokratit është dëshmia se personalisht Rama fshihet pas këtyre aferave korruptive.

Deklaron se është gati të marrë në mbrojtje çdo prokurorë që do të marrë guximin për të zbardhur të gjithë aferën e 3 inceneratorëve të Tiranës, Fierit e Elbasanit ndërsa me emër të përveçëm i është drejtuar sërish kreut të SPAK t’i japë përgjigje kërkesave të tij lidhur me këtë çështje.

E rilexoi edhe njëherë planin me 5 pika dhe ndërsa i kërkoi Ramës ta vendosë në zbatim përsërit se është e vetmja opozitë në rajon që është angazhuar për të hartuar një strategji për të dalë nga kriza ekonomike në kohë pandemie.

Masën për mbajtjen e maskës që edhe vetë e respektoi gjatë konferencës për shtyp e cilëson të pamjaftueshme kur shifrat e të infektuarve po rriten.

Tv Klan