Tirana hedh 1 milionë tonë mbeturina në ditë që grumbullohen në Sharrë vendin e mbledhjes së mbeturinave, i cili lë shumë për të dëshiruar për sistemimin dhe ndotjen që sjell. Por Bashkia e Tiranës ka një projekt për të sistemuar Sharrën.

Punonjëse e bashkisë: “Ky projekt do të konsistoj në sistemimin e rrugëve hyrëse të Sharrës, në rrethimin e Sharrës, në ndriçimin e fushës së Sharrës, për të bërë të mundur funksionimin e asaj fushe edhe gjatë natës. Për këtë na kanë ardhur në ndihëm dy inxhinierë italianë të cilët kanë punuar disa ditë në atë fushë dhe në fund të muajit shtator do ët vijë i gatshëm projekti”.

Gazetarja: Dhe kur mund të aplikohet që të realizohet si projekt?

Punonjëse e bashkisë: “Mendohet të filloj nga shkurti i vitit 2003”.

Megjithëse është bërë shumë për pastrimin e kryeqytetit shqiptarë, ajo që duhet mbi çdo gjë është mentaliteti i vetë qytetarëve. Nuk janë të radha këto pamje, kazanët bosh dhe mbeturinat aty pranë. Nga 1500 kosha rrugorë që janë vendosur nga bashkia 20% janë dëmtuar brenda një muaji. Ndërsa nga 2500 kosh atë mëdhenj të vendosur kudo nëpër tiranë 50% përsëri janë të dëmtuar apo të djegur dhe të gjitha këto nga qytetarët, për të cilët Tirana mbaron në pragun e shtëpisë së tyre./tvklan.al