Manchester City fitoi Superkupën e Anglisë, pasi mposhti në finalen rivalët e qytetit, Manchester United pas penalltive.

Një përballje spektakolare nga të dyja ekipet, me kohën e rregullt që nuk prodhoi fitues, duke u mbyllur në barazim 1-1.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa fraksioni i dytë ishte një tjetër histori.

“Djajtë” kaluan të parët në avantazh, me Garnacho-n që zhbllokoi sfidën me një gol shumë të bukur.

Megjithatë ky avantazh zgjati pak, pasi në minutën e 89-të, Bernardo Silva barazoi shifrat, duke e dërguar ndeshjen te penalltitë.

Nga ruleta ruse, skuadra e Guardiolës, ishte më e saktë, duke gabuar vetëm një gjuajtje me Bernardo Silvën, ndërsa te United gabuan Sancho dhe Evans.

Sukses i rëndësishëm për Manchester City-n, që merr një nga trofetë më të rëndësishëm në Angli. /tvklan.al