Mundësi i Shqipërisë, Islam Dudev, u eliminua në çerekfinale, në kategorinë deri 65kg, në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, por ka ende një tjetër shans.

Sportisti kuqezi, u mposht nga iraniani Rahman Amouzad 11-0, duke i hequr mundësinë për gjysmëfinale.

Megjithatë, Dudevit i ka buzëqeshur fati dhe ka një tjetër mundësi për t’i siguruar medalje Shqipërisë, atë të bronztën.

Amouzad u kualifikua në finale dhe në bazë të rregullores, Dudev, do të ketë mundësin për të dueluar për medaljen e bronzit.

Sportisti i Shqipërisë do të ketë dy ndeshje nesër dhe në rast se i fiton, do të merrte medaljen, si vendi i tretë. /tvklan.al