Klubet dhe federata me sytë nga qeveria

Kjo fundjavë duhet të shenjonte përfundimin e kampionatit të basketbollit në Shqipëri, por për shkak të pandemisë, sezoni mbeti pezull dhe federata bashkë me klubet diskutuan mbi rikthimin ose jo të ekipeve edhe një herë në parket. Federata këmbëngul për rikthimin, dhe arsyet janë jo vetëm sportive por për të dhënë edhe një mesazh të fortë për komunitetin e këtij sporti në Shqipëri.

Nëse të gjithë klubet e kampionatit të femrave duan rikthimin në fushë, në mbledhjen e federatës me klubet të mbajtur online pati klube nga kampionati i meshkujve që kanë dyshime.

Por a do të ishte i vërtetë kampionati për nga cilësia e ndeshjeve dhe paraqitja e sportistëve? Trajneri Bilali dhe sekretari Llazani bien dakord në një pikë.

Edhe basketbolli shqiptar pret me sytë nga organet qeveritare për të marrë një vendim për t’iu rikthyer kampionatit të lënë pezull apo të nisin përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Tv Klan