Dmytro Kuleba, Ministër i Jashtëm i Ukrainës mirëpriti bisedimet e pritshme Putin-Biden. Bashkimi Evropian, mund të marrë tani vendime për t’i dërguar mesazhe të qarta Rusisë se përshkallëzimi i situatës nuk do të tolerohet dhe Ukraina nuk do të lihet më vetëm, kjo duhet të përfshijë jo vetëm mesazhe politike, por edhe disa akte specifike si mbështetja e zhvillimit të sektorit tonë të Mbrojtjes, mbështetja e sigurisë kibernetike të Ukrainës.

Vendosja e disa sanksioneve, është mesazhi që unë do t’u përcjell kolegëve të mi. Ne besojmë se ka arsye të mira, arsye të mira dhe legjitime për të vendosur në të paktën disa nga sanksionet tani për të demonstruar se Bashkimi Evropian nuk po flet vetëm për sanksionet, por gjithashtu po vepron.

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, duket se hodhi poshtë idenë e sanksioneve të menjëhershme, duke thënë se ai ende sheh hapësirë ​​për diplomaci. Borrell u tha gazetarëve se do të thërriste një takim të jashtëzakonshëm të BE-së për të rënë dakord për sanksionet “kur të vijë momenti”.

Klan News