Ndërsa në prill NATO do të presë zyrtarisht në gjirin e vet Shqipërinë dhe Kroacinë dhe ka hedhur në të njëjtën kohë sytë nga Ukraina dhe Gjeorgjia,  Komisioni Europian  hedh hapa të mëtejshëm me linçimin e iniciativën Partnershipi Lindor. Për integrimin e gjashtë shteteve të Europës lindore dhe kaukazit jug or në pranverën e 2009.

Bëhet fjalë për Armenia, Azerbajxhan, Gjeorgjinë, Moldovinë, Ukrainën dhe Bjellurosinë. Partnershipi me Brukselin parashikon rinivelimin e angazhimit politik të këtyre vendeve, integrim në ekonominë e BE, lehtësira për udhëtimin drejt këtyre vendeve për qytetarët që plotësojnë kushtet dhe ndihmë financiare të mëtejshme.

Në një intervistë për shtyp kreu i komisionit Hose Maunel Barroso tha se mesazhi pas kësaj iniciative është i qartë. Në duam ti ndihmojmë këto vende të përballen me sfidat politike dhe ekonomike dhe të mbështesim aspiratat e tyre për marrëdhënie më të ngushta me Bashkimin Europian. 

Rusia e kundërshton çdo proces të tillë të ndërmarrë si nga Bashkimi Europian , ashtu edhe nga NATO, por Barroso nxitoi të theksonte se ky partnership nuk synon zgjerimin e sferës së influencës perëndimore në oborrin rus, por stabilitetin e rajonit./tvklan.al