Federata belge e futbollit ka vendosur që të rinovijë edhe me dy vite të tjera kontratën me trajnerin e kombëtares Domenico Tedesco. 38 vjeçari ka detyrën që t’i çojë “Djajtë e kuq” në Kupën e Botës në vitin 2026. Tedesco u ul në stol pas largimit të Roberto Martinez pas botërorit Katar 2022.

Nën drejtimin e tij, Belgjika nuk ka humbur në 10 takime të zhvilluara. Problemi i vetëm në punën e tij, ka qenë një përplasje me portierin e parë Tibo Kurtua. Tedesco udhëhoqi ekipin drejt kualifikimit në Euro 2024, duke e mbyllur në vend të parë me 20, nga 24 pikë në total. Testi i radhës për përfaqësuesen belge do të jetë ndaj Irlandës më 23 mars në Dublin, ndërsa tri ditë më pas do të masë forcat me Anglinë në stadiumin “Uembli”.

Klan News