Chelsea është një nga klubet më aktive në merkato, duke afruar lojtarë të shumtë. Një nga transferimet e kësaj vere, ishte sulmuesi Marc Guiu, që u mor nga Barcelona.

Për t’i bërë vend talentit 18-vjeçar, londinezët kanë vendosur të largojnë sulmues si Romelu Lukaku dhe Armando Broja.

Megjithatë në ndeshjen e dytë me fanellën e Chelsea-t, Guiu ka “lënë nam”, duke u bërë viral në rrjetet sociale.

Sulmuesi humbi një rast të pastër për shënim, në ndeshjen kualifikuese në Conference League, ndaj Servette.

Guiu u shfaq me portën e boshatisur në minutën e 51-të, por nuk shënoi dot, ndonëse dukej gol i sigurt. Sulmuesi gjuajti andej nga po vinte portieri, duke i lënë të gjithë me gojë hapur.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale, të nisin talljet me Chelsea-n, por edhe me lojtarin 18-vjeçar. /tvklan.al