Debutuesi Joshua Zirkzee ndihmoi Manchester United ta nisë sezonin e ri të Premier League me një fitore.

Holandezi u fut nga stoli dhe shënoi në minutën e 87 një gol që i dha “Djajve të kuq” tri pikë të rëndësishme në sfidën në “Old Trafford” kundër Fulham.

Në nisje, miqtë patën një mundësi të mirë me Keni Tete, por portieri Onana ishte i vendosur mirë. Më pas, ishte radha e gardianit të Fulhemit, Bernd Leno, që të testohej nga Bruno Fernandes dhe Kasemiro.

Por në fund, festën në stadium e solli holandezi, për të cilin trajerni Erik ten Hag nuk i kurseu vlerësimet.

“Është vetëm ndeshja e parë! Por është mirë të forcojmë besimin në ekip. Por jo vetëm fitorja, por edhe performanca është në rregull. Dhe, kam parë shumë hapësira ku mundemi dhe ku kemi për t’u përmirësuar. Ai ka shumë cilësi për t’u lidhur me ekipin dhe kemi mesfushorë mjaft të zotë rreth tij për të kombinuar.”

“Djajtë e kuq” kishin 55% të zotërimit të topit kundrejt 45% të Fulhamit. Djemtë e Erik ten Hag patën 14 tentativa për të shënuar, me 5 prej tye që përfunduan në portë.

Klan News