Sekretari politik i Partisë Socialiste Ben Blushi mbështet idenë e Prokurorisë për rihapjen e të gjithë dosjeve hetimore të 10 viteve të fundit.

Ben Blushi: “Nuk diskutohet që ne do të inkurajonim Prokurorinë për të patur një hap më të shpejtë në drejtim të zbardhjes së shumë çështjeve të konsideruara korruptive, por ky inkurajim nuk mund të bëhet duke prishur sistemin në përgjithësi, sepse ka një zinxhir persekucioni ndaj sistemit në përgjithësi, qysh se kur PD-ja ka ardhur në pushtetet. Sepse po zhvishen deputetët nga imunitetet. Po tentohet të preket Prokuroria dhe po tenton të preket  KLD-ja”

Deputeti socialist ka replikuar me kreun e grupit kuvendor të Partisë Demokratike, Bamir Topi mbi hetimet e ish-ministrave dhe ish-funksionarëve socialist.

Ben Blushi: “Këtë deklaratë zbardh në fund të fundit edhe qëllimin. Zbardh qëllimin e PD-së për të zhveshur opozitën nga imuniteti, në mënyrë që të filloi një gjueti shtrigash si ajo e viteve ’92-’97. Me sa duket nga rrjedhimet post elektorale kryetari i grupit nuk ka influencën që ka patur dhe jam i pritur që të mendoj se është një deklaratë personale për sa kohë që ai nuk influencën e duhur brenda PD-së. Kështu që ne mbetemi në pritje të zërave më serioz dhe më influentë brenda Partisë Demokratike, në fund të fundit për të kuptuar nëse ka një linjë politike për të kaluar një revansh absurd ndaj opozitës, duke i hequr edhe imunitetet. Apo në fund të fundit është një deklaratë pasiononte.”

Socialistët vazhdojnë të ngulmojnë se ka ardhur momenti për revizionimin e neneve të kushtetutës jo vetëm për këtë çështje por edhe për reformimin e KLD-së, apo me kufizimin e imunitetit të deputetit.

Ben Blushi: “Ka ardhur koha që të revizionohet përgjithësisht, çështja e imunitetit mund të ishte një nga pikat, por sigurisht revizionimi i kushtetutës është shumë i lidhur me sistemin e drejtësisë në përgjithësi, me sistemin zgjedhor dhe me një numër pikash të tjera që ne me anë të një deklarate besimi mund t’i hynim punës të përbashkët për të rishikuar kushtetutën.” /tvklan.al

Gazetare: Mimoza Koçiu