E vënë në qendër të vëmendjes pas paraqitjes së saj në lojërat olimpike të këtij viti në Paris, ku u shpall kampione olimpike në boks për gra, algjeriania Iman Kelif vendosi të tregojë një anë ndryshe të saj.

Sportistja 25-vjeçare paraqiti një tjetër anë të pamjes së saj të jashtme, përmes një videoje të publikuar në Instagram nga një qendër estetike në Algjer, kryeqytetin e Algjerisë.

Kelif shfaqet me “make-up” profesional, ku janë theksuar tiparet femërore, e për të treguar se ajo është një grua normale dhe duket e tillë kur kurohet si gjithë të tjerat.

Prania e fitueses së medaljes së arit në mundje për gra shkaktoi polemika, pasi në analiza ka rezultuar se trupi i saj e prodhon testosteronin, hormonin mashkullor në nivele mbinormale, çka i jep asaj fuqi fizike përtej të zakonshmes për gjininë e saj.

Për këtë arsye, ajo dhe kolegia Lin Ju-ting nga Tajvani u ndaluan të merrnin pjesë në kampionatin botëror të boksit për femra vitin e kaluar. Ky kriter nuk u mor parasysh në lojërat olimpike.

Tv Klan