Në mesditën e 24 marsit sirenat ushtuan në Beograd në përkujtim të 10 vjetorit të sulmeve të NATO-s  në Serbi.

Dhjetëra njerëz nëpër rrugë dhe qeveria në mbledhjen e saj mbajtën nga një minutë heshtje ndërsa në mbrëmje ata dolën në shesh për të dënuar këto sulme që sipas Beogradit i kanë marrë jetën 3000 personave.

Presidenti serb Boris Tadic i vlerësoi sulmet si të gabuara ndërsa kryeministri Mirko Cvetkovic tha, se ato ishin të paligjshme dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Serbia nuk do t’i harrojë kurrë ato ditë tragjike tha ai. 

Serbët e intervistuar u shprehën ashpër kundër Amerikës dhe Evropës që sipas tyre janë përgjegjëse për vrasjen e civilëve, duhet t’i dënojnë sulmet e të korrigjojnë gabimet. /tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle