Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha përmes një deklarate për mediat u shpreh se opozita në seancën plenare të së hënës, ku ishte ftuar për të raportuar kreu i SPAK-ut Altin Dumani, i bëri autopsinë përmes argumenteve dhe fakteve titullarit të këtij institucioni, duke e cilësuar atë peng të krimeve të kryeministrit Rama.

“Partia e Krimit duartrokiti dje heroin e saj Altin Dumani në parlament. Dje pas një seanca maratonë në të cilën deputetët e opozitës i bënë autopsinë Skrapit të Partisë dhe Dumanit – kreut të tij – me pyetje gozhduese dhe fakte, argumente dhe dokumente të pakundërshtueshme, qytetarët shqiptar panë tek ai një militant të verbër, një mashtrues Grotesk, pa dinjitet, një hakmarrës primitiv, një peng të krimeve të tij që i merrej fryma dhe i ikte fytyra e fliste si në kafaz”, tha Berisha.

Tv Klan