Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Pamje mbulim – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur sot në selinë e PD, delegacionin shqiptar nga Maqedonia. Përfaqësuesit e Partisë Prosperiteti Demokratik Shqiptar në Maqedoni gjatë takimit me kreun e PD Sali Berisha, kanë biseduar për ndikimin e faktorit shqiptar në Maqedoni dhe në rajon. Kreu i Partisë Prosperiteti Demokratik Shqiptar në Maqedoni, thekson se, përveç të tjerave, kanë ardhur në Shqipëri, që të marrin përkrahjen morale, por edhe formale shtetërore për të mbështetur Universitetin e Tetovës./tvklan.al