Kur në publik vijon debati për braktisjen e plazheve të jugut  nga turistët, kryeministri si për t’ju dhënë përgjigje dhe përgënjeshtuar ka postuar intervista të pushueseve kryesisht të huaj që kanë zgjedhur Sarandën dhe Ksamilin për të pushuar.

Ata që shfaqen në këtë postim shprehen shumë të kënaqur me çfarë të ofrojnë këto 2 zona turistike.

“Më pëlqen shumë këtu. Edhe ta mendosh që s’është as shtrenjtë dhe deti është i bukur. Bëmë turin me anije dhe ishte vërtetë shumë mirë. Deti është shumë i bukur. Është si në Maldive”.

“Në asnjë vend nuk është blu sa këtu. Është shumë blu.

Turistët që vijnë nga vende të ndryshme të botës vlerësojnë më së shumti mikpritjen shqiptare.

“Më pëlqen ky vend kaq mikpritës. Ndjehem jashtëzakonisht mirë. Më pëlqen pasioni i njerëzve këtu”.

“Veç plazhit shumë prej tyre nuk ikin nga Saranda pa vizituar Butrintin”.

“Është vend shumë interesant dhe surprizues. Është në gjende shumë të mirë krahasuar  me vjetërsinë që ka ky vend. Kemi 10 ditë që kemi ardhur dhe jemi shumë të kënaqur që vizituam Shqipërinë, është një vend shumë i bukur”.

Kreu i qeverisë ka sjellë edhe historinë e 3 të rinjve britanike që përveç pushimeve kanë zgjedhur edhe të punojnë këtë verë në Shqipëri.

Tv Klan