Numri i pushuesve që kërkojnë kujdes shëndetësor në zonat bregdetare të Durrësit ka shënuar një rritje të konsiderueshme.

Që prej nisjes së sezonit veror në 5 qendrat shëndetësore janë paraqitur për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor mbi 8 mijë e 100 pacientë, 1 e 3-ta e të cilëve janë turistë të huaj.

Pushuesit qe paraqiten rezultojnë me simptoma të ndryshme, si djegie nga dielli, pickime nga insektet apo edhe me viroza të stinës.

Përgjatë kësaj periudhe ku temperaturat janë të larta mjekët apelojnë për më shumë kujdes.

Tv Klan