Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden mbërriti në Francë për të shënuar 80-vjetorin e zbarkimit të trupave aleate në Normandi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai do të demonstrojë mbështetje të palëkundur për sigurinë evropiane në një kohë kur disa aleatë kanë frikë se Donald Trump kërcënon të ndryshojë angazhimet amerikane nëse ai fiton një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë. Udhëtimi vjen pasi luftimet më vdekjeprurëse në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore vazhdojnë në Ukrainë.

Joe Biden në Francë për 80-vjetorin e zbarkimit të trupave në Normandi

Biden do të vizitojë Normandinë, ku ndodhen edhe varret e ushtarëve amerikanë që humbën jetën për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu Presidenti amerikan do të takohet edhe me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Francë për të diskutuar se SHBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën.

Të shtunën, Biden, së bashku me gruan e tij Jill, do të kryejnë gjithashtu një vizitë shtetërore ku do të priten nga Presidenti francez Emmanuel Macron.

Klan News