Për programin “Rudina”, në TV Klan këtë pasdite ishte në një lidhje në Skype këngëtarja nga Maqedonia e Veriut, Big Mama. Edhe ajo ashtu si të gjithë në këtë periudhë është izoluar në shtëpi, së bashku me nënën e saj.

Big Mama u shpreh se viti që lamë pas ka qenë një vit i vështirë, madje katastrofik për të sepse para vdekjes së babit, ajo është përballur edhe me sëmundjen e nënës së saj, e cila pësoi sulm në tru dhe iu paralizua ana e djathtë. Këngëtarja tregon se kjo periudhë dhe gjithçka që ka kaluar e ka bërë të kuptojë se gjëja më e rëndësishme është shëndeti.

Big Mama: Të them të drejtën unë shumë pak kohë kam patur për të kaluar me prindërit, veçanërisht me babin. Unë profesionin si këngëtare e kam duke udhëtuar dhe kam patur mall për prindërit. Tani që jam në karantinë bashkë me nënën time dhe mendoj dhe them sikur të ishte dhe disa muaj babi gjallë dhe të kalonim dhe ca kohë bashkë. Shëndeti është një gjë shumë e rëndësishme dhe tani në këtë kohë e kuptojmë, pasi humba dhe babin tim madje të them të drejtën unë kam patur një vit katastrofik sepse para babait, unë kisha mamin, e cila kishte një sëmundje e cila më shokoi më shumë, se sëmundja ose vdekja e babit. Mamaja ime kishte sulm në tru dhe u paralizua ana e djathtë, ka qenë jo funksionale, jam marrë me mamin shumë në spitale të ndryshme. Aty e kam kuptuar se s’ka me shëndetin, sot je shumë mirë, je me këmbët e tua je shumë e fortë, shumë e fuqishme dhe për një moment mund të biesh përtokë dhe të mos mund as të flasësh, as të lëvizësh, pas asaj pata dhe rastin e babit dhe tani edhe kjo puna e virusit. Të gjithë jemi me një eufori punë, lekë, vrapo andej, vrapo këndej, të arijmë qejfe, çfarë të veshim, luksin, por qejfi më i madh duhet të kuptojmë se është shëndeti. /tvklan.al