Numri i martesave ka qenë në rënie në dekadat e fundit, madje çiftet nuk hezitojnë t’i thonë “Jo”. Zgjedhja për t’u përkushtuar ligjërisht, financiarisht ose emocionalisht me dikë tjetër është një punë e madhe, kështu që është mirë që njerëzit të mos e marrin lehtë dhe ka shumë arsye pse dikush mund të jetë kundër idesë së martesës në përgjithësi.

Por sipas astrologjisë, janë dy shenja që nuk besojnë te martesa:

Shigjetari

Shigjetarët janë shpirt i lirë! Të udhëzuar nga Jupiteri, ato eksplorojnë botën dhe dëshirojnë vetëm udhëtimet. I shohin gjërat në një perspektivë ndryshe dhe madje mërziten kur të tjerët s’bëjnë të njëjtën gjë. Nuk u pëlqen të rrinë për shumë kohë në një vend dhe martesën e shohin si marrëveshje tradicionale. Pavarësia për ta ka një rëndësi të madhe, kështu që janë disi të palëkundshëm kur vjen puna për të marrë një hap kaq të madh.

Ujori

Ashtu si Shigjetari, liria është jashtëzakonisht e rëndësishme për një tip jokonvencional si Ujori. Këto shenja të ftohta udhëhiqen nga Urani, kështu që ata janë rebelë të vërtetë në zemër. U pëlqen të shkojnë kundër rrymës dhe t’i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre. Ujorëve nuk u pëlqen të bëjnë gjëra të bazuara vetëm te tradita, pasi janë tejet novatorë. Sigurisht, shumë Ujorë ende zgjedhin të martohen dhe t’i gëzojnë marrëdhëniet afatgjata. Në fund të fundit, ata janë shenja të qëndrueshme, ndaj dinë të jenë besnikë sapo t’i bëjnë një premtim dikujt. Por rrugën për te ky vendim e kanë pak të gjatë…

/tvklan.al