Kur Andrew Palmes ishte në klasë të 6-të, ai theu këmbën dhe nuk arriti më kurrë të ecte. Sot është 14 vjeç dhe jeton çdo ditë me distrofinë muskulare ‘Duchenne’, një gjendje neuromuskulare progresive që shkakton dobësi të muskujve, vështirësi në frymëmarrje dhe probleme me zemrën.

Mamaja e tij, Katherine thotë se jetëgjatësia mesatare për distrofinë muskulare ‘Duchenne’ është rreth 22 vjet.

Duke jetuar me frikën se mund ta humbasë të voglin e saj, ajo përpiqet që çdo ditë ta bëjë sa më të lumtur. Andrew ka marrë suprizën më të madhe kohët e fundit, një karrocë me rrota e cila më në fund do i mundësojë të lëvizë vetë pa patur nevojë ta mbajnë në krahë.

Shihni videon emocionuese:

/tvklan.al