Gjatë prodhimit të monedhës virtuale rritet niveli i çlirimit të CO2

Monedha virtuale bitcoin shkakton një dëm mjedisor të ngjashëm me atë të karburanteve. Sipas një analize të realizuar së fundmi nga kërkuesit e universitetit të New Mexico në SHBA, nga 2016-2021 përllogaritet që dëmi të jetë 12 mld $.

Pavarësisht se mund të duket e çuditshme sesi një monedhë virtuale të ketë këtë impact, kjo vjen se si pasojë e prodhimit të Bitcoin të rinj, është e nevojshme të kryhen shumë kalkulime, gjë që sjell një shpenzim të madh energjie.

Madje rezulton se në vitin 2020 për të prodhuar Bitcoin janë shpenzuar në nivel global 75.4 terawat/orë, që është e barabartë me energjinë elektrike të shpenzuar në një vit të një vendi si Austria.

Dhe bashkë me këtë shpenzim, është rritur edhe niveli  clirimit të CO2, që mesatarisht çon në kosto mjedisore që zënë 35 % të vlerës, ndërkohë që për të nxjerrë karburant impakti është 41%, e prodhimi I mishit të kuq ndot ambientin në masën 33%.

Studimi është publikuar në revistën ndërkombëtare Scientific Reports.

Klan News