Blendi Fevziu: “E shpreha dhe dje në “Opinion”, ministri e kishte konfirmuar përmes stafit të tij që ditën e martë praninë në emision, pati një lëkundje të mërkurën dhe besoj se pas një ndërhyrje në nivelet më të larta e rikonfirmoj pjesëmarrjen në emision, vetëm ditën e enjte rreth pasdites më ka informuar se për arsye të një darke personale që kishte nuk mund të vinte. Atëherë bëmë të gjitha alternativat e mundëshme që të mos dështonte emisioni për arsye jo vetëm të katër të ftuarve të tjerë, por mbi të gjitha sepse televizini Kosovar “Koha vizion” dhe një pjesë e madhe e shtypit të Kosovës e kishin amplifikuar disa herë publicitetin për emisionin. I propozova ministrit që emisioni të shtyhej nga ora 9 në 10 të mbrëmjes në mënyrë që ai ta arrinte pas darkës që kishte, që dhe kjo për programacionin e një televizioni është shumë e rëndë dhe mbasi mora konfirmimin për orën 10, pra praktikisht njoftova dhe të gjithë të ftuarit e tjerë, u njoftova rreth orës 5-6 të pasdites se ministri nuk do të vinte fare pavarsisht shtyrjes së orës, nuk kishte lidhje me këtë. Atherë nuk kisha më asnjë mundësi tjetër që të shtyja emisionin dhe nuk e quaj korrekte dhe të drejtë ta shtyja emisionin, ka qënë një vendim i vështirë të zgjidhja atë formë që zgjodha, por mund të them se në 6 vite që merrem me organizimin e emisionit, nuk më ka ndodhur asnjë rast i tillë i ngjashëm. Në qoftë se stafi im do të ishte kaq i parakorduar, siç mendon ministri, të paktën në 6 vite do të më kishte ndodhur me dhjetra herë kjo, po ta shohësh kam bërë mbi 600 emisione të këtij lloji, duke filluar që nga televizioni shtetëror e deri tani, pothuajse të gjithë politikanët Shqiptarë nga më të lartit deri te më të ultit kanë qënë prezent në emisionin tim dhe të gjithë e njohin korrektesën. Zoti Dervishi nuk ka pasur rastin ta njohi dhe ska si ta njohi pasi ai ndodhet në Shqipëri vetëm kto 2-3 vitet e fundit, më përpara ka qenë refugjat, por duhet ta kuptojë se kur hyet në një punë duhet ta fillojë punën nga fillimi. Ky është pretendim absurd, ka dhe një garant në këtë mes, nëse zoti Dervishi do të jetë i ndershëm deri në fund pyesni kryeministrin e Shqipërisë, nëse do të vinte apo jo zoti Dervishi në emision”.

Gazetarja: “Baton Haxhiu dhe ju keni një vilë përkatëse, me leje ose pa leje, që për të nuk është e rëndësishme, në plazhin e Durrësit, si ndiheni dhe si ju duket atje?

Blendi Fevziu: “E para mesa di un Baton Haxhiu nuk ka asnjë vilë në Shqipëri, unë është e vërtetë kam një vilë në fshatrat e ndërtuara buzë detit, e kam blerë normalisht, por më çudit mentaliteti i ministrit sepse fakti këtu është se duke qënë se pjesa më e madhe e politikanëve i kanë pronat me para të vjedhura, gjithmon kanë frikë të shprehen se i kanë këto prona. Çështja është se unë kam 13 vjet qe nuk punoj për shtetin, nuk kam punuar kurrë për shtetin, nuk kam administruar kurrë fonde publike, kam qënë gjithë jetën time në privat, pagesa ime është 5 herë më e lartë se ajo e ministrit dhe 4 herë më e lartë se ajo e Presidentit të Republikës, kam një biznes privat, gazetën “Korrieri” që është goxha fitimprurëse dhe kam trashigur një pasuri jo të vogël nga familja ime që vjen nga ato pasuritë e rikthyera që ishin konfiskuar gjatë viteve të regjimit komunist. Kështu që kam një vilë në golem, kam dhë një vilë në bashkëpronësi me familjen në Pogradec, një vilë në Korçë, kam dhe një vilë shumë të mirë në Tiranë, kam dhe një seri pronash të tjera që nuk kanë lidhje me emisionin tim. Natyrisht kam një vilë në një fshat turistik, që me të vërtetë është një nga më të mirët që egzistojnë sot në Shqipëri, ku rruga për të shkuar atje është e tmerrshme sepse është në juridiksionin e Ministrisë së Turizmit. Faji nuk është i ministrit, faji është i kryeministrit që mban ministra të tillë”./tvklan.al