Merr zgjdhije situata e bllokimit të 5 marinarëve shqiptarë në Libi. Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se marinarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po punohet për kthimin e tyre ne atdhe. Komunikimi me autoritetet libiane është intensiv dhe situata po ndiqet me prioritet.

Anija “Envi 1” të premten është nisur nga bregdeti libian e ngarkuar me rerë, me destinacion përfundimtar Maltën. Sipas të dhënave mjeti lundrues është nisur nga porti i Zoura dhe 12 milje në det është ndaluar nga autoritetet libiane, me dyshimin se kishte marrë në bord edhe klandestinë.

Pasi janë bërë kontrollet anija është kthyer në port ku ekupiazhi i saj 5 shqiptarë dhe dy malazez janë marrë në pyetje. Në këtë kohë kanë ndërhyrë Ministria e Jashtme e cila nëpërmjet kontakteve të saj po negocion dhe shumë shpejt Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj, Xhodet Çelaj dhe Jurgen Balla do të riatdhesohen. Anija “Envi 1” është e specializuar për transportin e mallrave. Ajo është pjesë e kompanisë” Delmore Ventures Ltd”, me qendër në Durrës.

Tv Klan