Zvonimir Boban nuk e harron të shkuarën dhe rikthehet të flasë për Milanin, skuadër ku ka luajtur si lojtarë, por ka qenë edhe si drejtues.

Në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, kroati deklaroi se nuk e di çfarë roli ka Zlatan Ibrahimovic te kuqezinjtë.

Në lidhje me trajnerin, Boban tha se Fonseca-s duhet t’i jepet pak kohë, por e shqetëson skema që ai përdor, pasi sipas tij, duke 4-3-3 për këtë skuadër të Milanit.

“Ibra është një gjeni dhe na dha një dorë të madhe kur u rikthye si lojtar. Megjithatë, unë tani nuk e kuptoj cili është roli i tij te Milani. Nuk i di përgjegjësitë dhe aftësitë e tij. Shpresoj të jetë ai që do të gjykohet dhe jo Moncada.

Unë e respektojë punën që ka bërë Fonseca te Shakhtar, Lille dhe Roma. Ai sapo ka ardhur dhe i duhet kohë. Më shqetëson fakti që ai ende nuk e ka kuptuar se sistemi i duhur për skuadrën edhe 4-3-3. Pulisic dhe Leao nuk mund të luajnë me dy mesfushorë, ndërsa Loftus Cheek, nuk e bën si duhet rolin e fantazistit. Shpresoj të korrigjohet. Përveç rezultateve, ajo që shqetëson është loja, e cila për momentin nuk ekziston.”, u shpreh Boban.

Milani e ka nisur keq kampionatin, pasi në tre javët e para, morën dy barazime dhe një humbje, shumë larg pritshmërive. /tvklan.al