Keidi Bare, po kalonte një moment shumë të mirë te Real Zaragoza në La Liga 2, aty ku u transferua në merkaton e verës.

Mesfushori shqiptar fitoi menjëherë vendin e titullarit, duke u kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për ekipin spanjoll.

Megjithatë, fierakun duket se e ka ndjekur fati i keq. Bare pësoi një dëmtim muskulor në sfidën e fundit ndaj Elche.

Sipas asaj që raportojnë mediat pranë klubit të Zaragozës, Bare do të mungojë për rreth gjashtë jave.

Në këtë situatë, bie poshtë mundësia që ai të jetë i grumbulluar për dy ndeshjet e Shqipërisë, në mesin e muajit tetor.

Në fat, lojtari nuk u grumbullua nga Silvinjo, as në Europian, por as për ndeshjet e Ligës së Kombeve në muajin shtator. /tvklan.al