Prokurorët në Uashington pritet të ngrenë zyrtarisht akuza penale ndaj gjigandit amerikan të prodhimit të avionëve Boeing.

Burime të mediave amerikane pranë Departamentit të Drejtësisë thanë se prokurorët kanë kërkuar ngritjen e akuzave penale për këtë kompani për një seri incidentesh vitet e fundit, disa me qindra viktima.

Ndër to përmendet tragjedia e Tetorit 2018, kur një avion Boing 737 Max i agjencisë indoneziane Lion Air ra në detin e Xhavës, duke vrarë të 189 personat në bord. Pesë muaj më pas, një tjetër avion i një modeli të përafërt i agjencisë Etiopian Airlines ra pak minuta pasi u ngrit nga Adis Abeba duke vrarë 157 personat në bord.

Nga hetimet e deritanishme të kryera nga komisionet e senatit amerikan, ku ka dëshmuar edhe vetë (CEUA) drejtori ekzekutiv i kompanisë Boing, ka rezultuar se kompania ka patur fajin kryesor për këto tragjedi dhe për shumë incidente të tjera.

Familjarët e 346 viktimave kërkojnë nisjen e procesit penal dhe një dëmshpërblim prej 25 miliardë dollarësh në total. Departamenti i drejtësisë ka kohë deri më 7 Korrik për të marrë një vendim.

Tv Klan