Avioni i ri i jep SHBA-së epërsi berthamore

Ky avion ushtarak është prototipi i gjeneratës së re të bombarduesve të sofistikuar bërthamor. Bëhet fjalë për modelin B-21 “sulmues” me të cilin Shtetet e Bashkuara synojnë të fitojnë epërsi në garën e armatimit bërthamor që është ashpërsuar me nisjen e sulmit rus në Ukrainë.

E veçanta e tij është se mund të hedhë bomba bërthamore por edhe ato të zakonshme në çdo cep të globit pa u vënë re nga radarët, duke bërë dallimin nga të gjithë avionët aktualë me kapacitet bërthamor.

Prototipi i prodhuar nga kompania “Northrop Graman Korp.” u prezantua gjatë një ceremonie në Kaliforni, ku mori pjesë edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloid Austin.

Shefi i Pentagonit tha se ky bombardues strategjik i projektuar në 2010-ën është i pari model i ri i prodhuar në 3 dekadat e fundit dhe do të zëvendësojë plotësisht brenda këtyre 10 viteve, të gjithë bombarduesit bërthamorë B-2 në shërbim që prej luftës së ftohtë.

Një avion kushton 750 milionë Dollarë, ndërsa forcat ajrore amerikane kanë në plan të blejnë të paktën 100.

Tv Klan