Të fotografosh skenat më të egra të natyrës, nuk është aspak e lehtë. Sezoni i 60 i konkursit për fotografimin e kafshëve të botës së egër, (Wildlife Photographer of the Year), përmes fotove na e bën akoma më të prekshme botën dhe jetën e kafshëve të egra.

Konkursi, Fotografi i Vitit i Jetës së Egër pati këtë vit një rekord aplikantësh me rreth 59,228 njerëz të të gjitha moshave dhe përvojave të ndryshme. Ky konkurs organizohet nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër.

Fotografët do të vlerëson nga një panel për kreativitetin, origjinalitetin dhe përsosmërinë e tyre teknike në çdo imazh që do të paraqesin.

Në disa nga fotografitë e bëra publike shfaqen kafshët në mjediset e tyre, ku nuk mungojnë as imazhet që tregojnë botën nënujore.

Por një imazh i cili ka marrë një sërë vlerësimesh në media dhe rrjetet sociale, është fotoja prekëse e një dreri të pajetë.

Kjo është edhe fotoja e parë që merr pjesë në një konkurs e cila ndryshe nga të tjerat nuk është realizuar me një aparat fotografik profesional, por me një celular./tvklan.al